“Audi” del nga rruga në Fushë-Bulqizë, plagoset rëndë 25-vjeçari, e nisin me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në aksin Bulqizë-Shupenzë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi.

Drejtuesi mjetit tip “Audi”, Ramadan Meta 25 vjeç ndodhet ne gjendje të rëndë në spitalin Bulqizë pritet helikopteri.

Ndërkohë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.