“Autogoli” rus portin e Berdyansk-ut: si u “kapën në gjumë” nga ukrainasit

Pak ditë më parë, rusët po festonin pushtimin e portit në Berdyansk në Detin Azov.

Madje Ministria ruse e Mbrojtjes theksoi rëndësinë e këtij porti për linjat ruse të furnizimit, ndërsa mediat ruse e prezantonin dominimin e marinës ruse si pothuajse absolut.

Megjithatë, dje, forcat ukrainase kundërsulmuan dhe dhanë një goditje mbresëlënëse me një ndikim thelbësor si në fushën e betejës ashtu edhe në luftën e furishme të komunikimit.

Ukrainasit arritën të shkatërrojnë një anije amfibe ruse e cila ishte ankoruar në portin e qytetit që prej datës 21 mars dhe në të njëjtën kohë i shkaktuan dëme një anijeje tjetër ruse.

Si ndodhi kjo?

Siç rezulton, rusët në fakt bënë një “autogol” po aq mbresëlënës, duke publikuar një video të shkarkimit të arsenalit në portin e Berdyanskut.

Rezultati ishte një goditje e drejtpërdrejtë me një armë të rregullt balistike, pasi rusët në thelb ua dhanë koordinatat ukrainasv vetë.

Pamjet tregojnë anijen në flakë dhe në të njëjtën kohë dy anije të tjera të flotës ruse duke u larguar nga porti për të shmangur shpërthimet e vazhdueshme aty.

https://www.youtube.com/watch?v=K__jqIogSdk&ab_channel=FMImagesAlbania

Informacioni se si ukrainasit sulmuan Berdyansk-un fillimisht treguan se ishte përdorur një raketë balistike ose se një operacion ishte nisur nga toka. Por sipas një të dhëne tjetër, ukrainasit hodhën në port dhjetëra mjete shpërthyese të improvizuara, disa prej të cilave gjetën objektivin e tyre.

Zyrtarët rusë nuk pranuan të komentojnë mbi viktimat.

Përkundrazi, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hannah Maliar, e pyetur për Orsk-un, tha kategorikisht: “Po, u shkatërrua”.

Sipas Hannah Maliar, anija ishte në gjendje të mbante 45 transportues të blinduar të personelit dhe 400 njerëz.