LAJME

“Autorët qëndruan 45 minuta në mes të vapës”, gazetarja “zbërthen” mesazhin e ekzekutorëve të Brilant Martinajt

Gazetarja Klodiana Lala ka ‘zbërthyer’ mesazhin e ekzekutorëve të Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ngjarja ndodhi më 17 korrik të këtij viti. Lala, e ftuar në ‘Open’ tha se autorët qëndruan për 45 minuta duke pritur shënjestrën e tyre, ndërsa pohoi se mesazhi ishte i qartë: ‘revanshi nuk ndalet’.

“Revanshi nuk do të ndalet’ ishte mesazhi me vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij. Martinaj dilte në disa pamje filmike në rrjetet sociale ku fliste me efektivë policie.

Mënyra se si ndodhi ngjarja, mekanizmi, dëshmia, dëshmuan se ishte ngjarja më e rëndë e këtij viti, ku ishin shkrepur 3-4 karikatorë në një aks kryesor ku nuk lëvizën për orë të tëra makina.

Automjeti ka qëndruar 45 minuta në pritje. Në pikën e korrikut, në 17 korrik ku ishte shumë nxehtë, autorët e dyshuar kanë qëndruar aty 45 minuta dhe kanë hapur vetëm një herë derën dhe s’ka asnjë imazh të tyre. Është ngjarje që nuk ka autorë. Ka pasur të pyetur, por sot që flasim nuk ka asnjë autor.

Sfidoj policinë, policia më kërkoi që të dilja nga fshati, se ishte e trembur për të hyrë në këtë fshat, në Fushë-Kuqe. Është vend ku lulëzojnë fajde. Ne kemi dalë dhe ka qenë rreth 20-30 të mbrëmjes. Policia e Shtetit më kërkoi të dalë nga ky fshat”, tha ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago