LAJME

Avdyli pas kritikave ndaj Gërvallës publikon dy foto që “flasin më shumë se 1000 fjalë” – “godet” bashkëpunëtorin e Thaçit

Deputeti nga lista Guxo, Haxhi Avdyli, i ka dalë në mbrojtje kryediplomates së Kosovës Donika Gërvalla, për fjalimin e saj të fundit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Avdyli ka publikuar dy fotografi në Facebook, duke thënë se derisa ministrja Gërvalla, akuzoi për krime lufte Ivica Daçiqin, në të kaluarën ish-zëvendësministri Petrit Selimi kishte fotografuar edhe beben e tij me “Sllobën e vogël”, përcjell Bota sot.

“Kur bie fjala, për përfaqësimin në politikën e jashtme, më shumë se 1000 fjalë flasin këto dy foto.

Në përvjetorin e masakrës së Mejes, ministrja Donika Gërvalla, në seli të OKB-së e bën përgjegjës për krime Sllobën e vogël. Por ky vend i vuajtur ka pasë zv Ministra që në të kaluarën e afërt kanë fotografuar edhe bebet e tyre me kriminel lufte si Daçiqi.

Shumë mirë jemi, ku na kishin katandisur disa…”, ka shkruar deputeti Avdyli në llogarinë e tij në Facebook.

Gërvalla ishte dje pjesë e seancës në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ku u fol për Kosovën. Përballjen kryesore, Gërvalla e pati me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, që ajo i tha se është një “Sllobodan i vogël”.

Gërvalla iu drejtua Daçiqit me keqardhje, pasi tha se për të është e vështirë ta pranojë se e kanë humbur Kosovën në 99-ën, ndaj edhe përdor një retorikë nënçmuese ndaj Kosovës.

“Sapo treguat sot pse njerëzit në Serbi, në vitet e 90-ta ju kanë quajtur “Slloba i Vogël”. Pra, një Slobodan i vogël, një Millosheviq i vogël, shkaku i ‘bossit’ tuaj. E kuptoj se jeni i zemëruar, dhe e njoh këtë gjuhë që moti, sepse nuk jam në politikën evropiane qe dy a tre vite. Por, ju e keni të vështirë t’ua shpjegoni qytetarëve tuaj se e keni humbur Kosovën në 99-ën, ndaj mbani retorikë të tillë. Unë mendoj që populli i Serbisë nuk meriton diçka të tillë. E vërteta dhemb, e dimë”, tha Gërvalla.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago