Një aksident tragjik ndodhi të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Muan, në Korenë e Jugut, ku të paktën 120 persona humbën jetën pasi një avion pasagjerësh u ul pa rrota, doli nga pista dhe u përplas me një mur, duke shpërthyer në flakë. Lajmi u konfirmua nga Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve.
Avioni i linjës Jeju Air, fluturimi 7C2216, po mbërrinte nga Bangkoku i Tajlandës me 181 persona në bord. Incidenti ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale (0000 GMT), sipas Ministrisë së Transportit të Koresë së Jugut. Ky është aksidenti ajror më vdekjeprurës që përfshin një kompani ajrore koreane në gati tre dekada, sipas të dhënave zyrtare.
Pamjet nga mediat lokale tregojnë avionin Boeing 737-800 duke rrëshqitur në pistë pa rrotat e uljes, përpara se të përplasej me një mur dhe të shpërthente në flakë. Fotografitë tregojnë tym dhe zjarr që përfshinin pjesë të mëdha të avionit.
Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e pasme e avionit që ishte në flakë, deklaroi shefi i zjarrfikësve të Muan-it, Lee Jung-hyun, gjatë një konference për shtyp. Zjarri u shua rreth orës 13:00, shtoi ai.
Autoritetet kanë kaluar nga operacionet e shpëtimit në ato të rikuperimit dhe po kërkojnë trupa në zonat përreth, pasi forca e goditjes mund të ketë hedhur disa pasagjerë jashtë avionit.
Ky incident tragjik ka tronditur Korenë e Jugut dhe botën, duke nxitur diskutime mbi sigurinë ajrore dhe procedurat emergjente. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë enden ë vazhdim.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…