Avokati i Kadri Veseli thotë se Nazim Bllaca ka vdekur

Gjatë seancës së sotme, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka zbuluar diçka të paditur deri sot.

Ai ka thënë se Nazim Bllaca ka vdekur. Nuk dihet nëse këtë e tha gabimisht, por dihet se si informatë u dha vetëm sot.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, tha Emmerson.

Nazim Bllaca, njëri nga njerëzit më të përfolur në Kosovë si dëshmitar i disa proceseve gjyqësore në Kosovën e pasluftës, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Ai e kishte shpallur vetën ish-agjent i ShIK-ut të Kadri Veselit.