Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i përshkroi presidentit të Kinës, Xi Jinping, në një telefonatë të sotme “implikime dhe pasoja” nëse Pekini ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa ajo sulmon qytetet dhe civilët ukrainas, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN.
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se telefonata midis udhëheqësit kinez dhe amerikan u fokusua në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
“Presidenti Biden nënvizoi pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë për këtë krizë. Presidenti Biden detajoi përpjekjet tona për të parandaluar dhe më pas për t’iu përgjigjur pushtimit, duke përfshirë vendosjen e kostove ndaj Rusisë”, thuhet në njoftim.
Ai përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë pasi ajo po kryen sulme kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas.
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…