Avokati Ramiz Krasniqi, i cili mbron të akuzuarin Sadri Ramabaja, në seancën përfundimtare në rastin “Syri i Popullit”, ka thënë se lejimi që presidenti Hashim Thaçi në cilësinë e dëshmitarit të merrte në pyetje Ramabajën tregon që kjo aktakuzë është e tij dhe e montuar, raporton KTV.
“Ky proces gjyqësor do të mbahet mend si proces i parë pas luftës, i pastër me motive politike, ku erdhën për të dëshmuar krerë të pushtetit dhe jo për të dëshmuar siç i obligon ligji”, ka thënë Krasniqi duke numëruar “shkeljet që ka lejuar gjykata gjatë procesit”.
Sipas Krasniqit, Gjykata ka bërë shkelje edhe duke mbyllur seancën në rastin e marrjes në pyetje të presidentit Hashim Thaçi, “të cilit gjykata në kundërshtim me ligjin i kishte lejuar ta marrë vetë në pyetje në mënyrë të drejtpërdrejtë të akuzuarin Ramabaja”.
“Hashim Thaçi e tregoi botërisht se kjo aktakuzë është e tij dhe se ky proces është i montuar politikisht”, ka shtuar ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…