LAJME

Avokati mohon se Aurona Pelaj ka ikur në Gjermani: Është në shtëpi më herët kontaktova me të

Veton Berisha, avokati mbrojtës i ish infermieres në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, Aurona Pelaj, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me dy ish infermieret tjera, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi, kanë ushtruar dhunë brutale ndaj të moshuarës, M.N., ka mohuar që klientja e tij të jetë larguar nga Kosova.

Berisha tha për Sinjalin se Aurona Pelaj është në shtëpinë e saj dhe se është e pa vërtetë deklarata e avokatit Selimaj.

“Ajo gjendet në shtëpinë e saj unë e kam kontaktuar më herët përmes telefonit, deklarata e avokatit është e pa vërtetë. Më herët kontaktova me të në telefon”, tha Berisha për Sinjalin.

Dyshimet se Pelaj mund të jetë larguar nga vendi, ka ngritur sot avokati i të moshuarës, Meshar Selimaj. Ai tha se sipas informacioneve që ka, Pelaj mund të jetë në Gjermani.

“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha Selimaj për Euronews Albania.

Kujtojmë se ende nuk është ngritur aktakuzë e as nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri më tani në rastin e sulmit ndaj të moshuarës brenda qendrës “Orenda” në Pejë, në nëntor të vitit të kaluar.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Por ato u liruan nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme më 25 nëntor të vitit të kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Hajnat e druve me traktor në Podujevë godasin veturën e policisë, lëndohen katër zyrtar

Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

14 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

19 orë ago