Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, po tremben nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Sipas tij, Basha ka përkrahjen e Amerikës dhe se kjo e fundit po përpiqet ta fuqizojë kreun e PD-së, përcjell Bota sot.
Ngjela ka theksuar se për Shqipërinë po fillon një kohë e re, pa Ramën dhe pa Berishën. Por, kjo, sipas avokatit, do të varet nga qartësia e Bashës.
Reagimi i Ngjelës në Facebook:
Ramë ziu po lodhet kot që të mbajë Saliun.
Rama po nxjerr njerëzit e tij për të shpjeguar forcën e Bashës, sepse don të vërtetojë tezën e Saliut që Basha është me Ramën. (!)
Si nuk kuptoi një herë nga politika ky piktor me benevrekë?
Po forca e Bashës është te Uashingtoni, ku hyn Saliu këtu?
Të dy janë të trembur nga Basha: edhe Rama edhe Saliu, sepse politika amerikane po kërkon të fuqizojë Bashën.
Në fakt, kjo përbën në vetvete fillimin e kohës së re: Shqipëria, pa Ramën dhe pa Saliun. Por, kjo do të varet nga qartësia e Bashës:
A do të dijë Basha të organizohet dhe të drejtojë sipas forcës dhe me forcën e politikës amerikane, e cila po e përkrah.
Këtë muaj do të duket…