Në emision Kojshia Show në DTV këtë javë u trajtua tema “Martesa në Islam”, ku mysafirë ishin hoxha Fadil Musliu dhe avokatja e njohur Nora Huseinovic.
Avokatja Huseinovic, për deklaratat e Ikballe Hudutit tha se ato janë vetëm pjesë e jetës së saj private dhe se ajo nuk i përfaqëson gratë myslimane në Kosovë dhe më gjerë.
“Zonja në fjalë nuk i përfaqëson gratë myslimane të Kosovës apo edhe më gjerë të Med’hhebit Hanefi dhe drejtimit Suni. Ajo e përfaqëson vetëm mendimin e vet personal, thjeshtë ajo ka folur për jetën e saj private. Se si e rregullon ajo dhe bashkëshorti i saj jetën private, neve fare nuk na intereson. Unë për veti e kam dëgju, e kam pranu si një mendim ndryshe, megjithatë unë nuk pajtohem me atë mendim”, ka thënë Huseinovic.
Ajo thotë se nuk i ka mendimet e njëjta me Ikballen sa i përket çështjes së martesave, as më pak për “Martesat e përkohshme”. Avokatja thotë se ajo nuk do ta ndante burrin e saj përgjysmë me një grua tjetër.
“Ne pajtohemi se nuk i kemi mendimet e njëjta me Ikballen lidhur me çështjet e trajtuara dhe specifikisht, lidhur me martesën e përkohshme. Pra martesa e përkohshme, siç e tha edhe hoxha, nuk është e lejuar në drejtimin tonë, aq më shumë nuk është e përkrahur, por edhe sikur të ishte e lejuar, unë nuk do ta përkrahja një të tillë. E rëndë është me i thanë burrit gjeje një edhe me kontratë, si grua po flas, sepse nuk është lehtë me e nda burrin me një grua tjetër. Unë personalisht nuk do ta ndaja burrin me një grua tjetër”, ka thënë avokatja Nora Huseinovic.
Ndiqeni minutën e 45:00 të emisionit për ta dëgjuar deklaratën e plotë të avokates Nora Huseinovic për martesat e përkohshme si dhe poligaminë në Islam.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…