LAJME

Azemi: Pas liberalizimit ikën 140 mijë punëtorë, 70 për qind e kompanive përmirësuan kushtet e pagat

Kryetari i Sindikatës së Sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se 70% e kompanive pas liberalizimit të vizave, kanë përmirësuar kushtet e punës, pasi sipas tij, kjo iu është imponuar.

Ai ka thënë se ka lëvizje edhe tek pagat, por që ato nuk janë ende në nivelin që e meritojnë punëtorët.

“Ka përmirësim kushtesh, paga të mira të punëtorëve jo aq sa e meritojnë por ka lëvizje. Por më e rëndë është fakti se iu është imponuar, ka lëvizje edhe tek pagat. E kushtet nuk ka dilema aty, shembull në markete deri vonë ka qenë 250 euro tashmë kemi ngritje 350 megjithatë ka vende që s’e kanë këtë pagë. Diku 70% të kompanive kanë lëvizur në këtë drejtim”, ka thënë ai për EO.

Azemi ka potencuar se pas liberalizimit të vizave rreth 140 mijë persona janë larguar nga vendi.

Ai ka shtuar se si Sindikata e po ashtu edhe bizneset janë të indinjuar se si qeveria nuk ka marr hapa me herët për të parandaluar këtë dukuri.

“Ne kemi paralajmëruar si Sindikatë se mund të kemi rreth 150 mijë punëtorë që do të largohen, megjithatë nuk duhet të japim shifra. Por shifrën që e kemi dhënë për gjatë gjithë vitit, vetëm për një muaj kemi pasur ikje 140 mijë vetëm gjatë janarit. Vetëm nga aeroporti 230 mijë dalje por duke e konsideruar që 50% të tyre kthehet, 25% kanë shkuar të themi tek familjarët e tyre, pjesa tjetër mbetet shqetësuese dhe ne jemi shumë të indinjuar, edhe pronarët e kompanive sepse ata e kanë parë seriozitetin e kësaj pune”, u shpreh Azemi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago