POLITIKE

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruajnë marrëveshjen historike për paqen, Trump: Më në fund ja dolëm

“Më në fund ia kemi dalë të bëjmë paqe”, tha Trump.

“Armenia dhe Azerbajxhani zotohen të ndalojnë përgjithmonë të gjitha luftimet, të hapin tregtinë, udhëtimet dhe marrëdhëniet diplomatike, si dhe të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit.”

SHBA-të po nënshkruajnë gjithashtu një marrëveshje dypalëshe me të dyja vendet për të zgjeruar bashkëpunimin në energji, tregti dhe teknologji, përfshirë inteligjencën artificiale.

“Ne gjithashtu po heqim kufizimet në bashkëpunimin mbrojtës midis Azerbajxhanit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Trump. “Kjo është një çështje e madhe.”

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, kanë dhënë deklarata të rëndësishme lidhur me të ardhmen e rajonit të Kaukazit të Jugut.

Gjatë një deklarate, presidenti Aliyev theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e rinj: “Ne do ta hapim një faqe të re dhe do t’u sigurojmë fëmijëve tanë një të ardhme të ndritur dhe të sigurt”, u shpreh ai.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, shfaqi një qasje paqësore dhe optimiste për perspektivën rajonale:
“Deklaratat e sotme… japin besim dhe siguri se po hapim një kapitull paqeje, prosperiteti, sigurie dhe bashkëpunimi ekonomik në Kaukazin e Jugut”, tha ai.

Të dy liderët treguan pozicione që, megjithëse të ndryshme në ton, sugjerojnë një fazë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve me histori të gjatë tensionesh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

53 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago