Babai i 14-vjeçarit të vrarë me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka thënë se nuk ka pasur iniciativë nga familja e djalit që ka kryer aktin kriminal që të kenë kontakt me ata.
Në një rrëfim prekës për “Opinion” në Tv Klan, Engjëll Cani ka falenderuar të gjithë shqiptarët që janë sensibilizuar me humbjen e madhe të tyre teksa ka përcjellë mesazhin që të gjithë njerëzit të dhurojnë mirësi, paqe dhe buzëqeshje.
Pyetje: A ka pasur iniciativë nga familja e djalit që ka kryer vepër që të ketë ndonjë kontakt me ju?
Engjëll Cani: Jo, jo.
Engjëll Cani: Ne duam të përcjellim një mesazh tjetër që të gjithë ata prindër dhe ata që kanë fëmijë janë bashkuar me dhimbjen tonë dhe kjo na e lehtëson shumë dhimbjen. Janë sensibilizuar të gjithë. Po nga ana e atyre familjarëve, ne nuk e dime se si ka ndodhur, jemi shumë të tronditur.
Pyetje: A keni pasur kontakte me Policinë për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja?
Engjëll Cani: Jo, jo fare. Ne nga spitali kemi ardhur në varreza. Gjej guximin që të falenderoj të gjithë shqiptarët që u sensibilizuan për humbjen e thellë që na ka ndodhur ne dhe uroj gjithë njerëzit që të dhurojnë mirësi, paqe dhe buzëqeshje për të gjithë. Është e pakushtueshme. Nuk është e kushtueshme. Dua të falenderoj të gjithë stadiumin “Air Albania” që mbajtën 1 minutë heshtje për djalin tim dhe falenderoj FSHN-në, trajnerët e djalit tim, të gjithë prindërit e kësaj bote! Falenderoj dhe kampionin im!
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…