Një baba nga Rusia që e detyroi mikun e tij të gërmonte varrin e tij përpara se ta nxiste të vetëvritej për shkak të abuzimit seksual me vajzën e tij gjashtëvjeçe, është liruar nga burgu pas gjashtë muajsh.
Vyacheslav Matrosov, 35 vjeç, u burgos për 18 muaj, por tani është liruar një vit më herët. Ai e detyroi mikun e tij, Oleg Sviridov, 32 vjeç, të gërmonte një varr në një pyll pranë fshatit Vintai vitin e kaluar.
Babai i vajzës, tani 9 vjeçe, gjeti pamje në celularin e abuzuesit Sviridov duke e detyruar vajzën e tij, atëherë 6 vjeçe, të kryente një akt seksual ndaj tij.
Kufoma e Sviridov u gjet në shtator të vitit të kaluar, në varrin e improvizuar.
Matrosov fillimisht u mbajt nën dyshimin për vrasje, një akuzë që shkaktoi zemërim nga rusët që e panë këtë si të padrejtë.
Fshatarët e Vintait filluan një peticion që Matrosov të lirohej nga burgu nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komiteti Hetues, raporton Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Peticioni, i nënshkruar nga më shumë se 2,500 njerëz, thoshte: “Çdo baba do ta kishte bërë këtë [të vriste dikë që panë duke abuzuar fëmijën e tyre]. Ky do të jetë një shembull për të gjithë”.
Në prill, gjykata e dënoi Matrosovin me 18 muaj për “nxitje të mikut të tij në vetëvrasje”.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…