Ish-emisari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pëlqen si person, por ka një të keqe, iu thotë gjithmonë ‘jo’ propozimeve të Amerikës.
Në një intervistë për Nacionalen, Grenell tha se nuk ka nevojë të jenë shokë, por duhet të jenë aleatë.
“Jam takuar me Kurtin disa herë dhe më pëlqen si person – ai është gjithnjë miqësor e i këndshëm me mua por gjithnjë i thotë JO propozimeve amerikane. S’ka nevojë të jemi miq personalisht por duhet të jemi aleatë”, tha ish-dërguari special i Shtëpisë së Bardhë.
Grenell deklaroi se demokratët dhe republikanët janë të frustruar me veprimet e kryeministrit Kurti.
Tutje, ai ka thënë se shumicës së amerikanëve iu mungon ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Njerëzit në Kosovë që e mbështesin Kurtin si kryeministër duhet ta kuptojnë se edhe Republikanët e edhe Demokratët në Amerikë janë shumë të frustruar me lidershipin e tij dhe me refuzimin e ideve amerikane. Sot, ne shohim bile edhe Administratën Biden që lëshon deklaratë direkte ku shpreh zhgënjimin e saj. Po ashtu, mendoj se shumicës së amerikanëve iu mungon Hashim Thaçi”, u shpreh Grenell.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…