LAJME

Babë e bir në Pejë dënohen me 15 vjet burgim për aksidentin ku vdiq një kadet policor

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 15 vjet burgim (së bashku) të akuzuarit A.D. dhe N.Z., babë e bir, pasi kishin pranuar shkaktimin e një aksidenti trafiku në fshatin Jashincë të Klinës më 12 nëntor të vitit të kaluar, ku mbeti i vdekur kadeti policor F.Sh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

A.D. është dënuar me 10 vjet burgim për “rrezikim të trafikut publik” dhe 3 vjet burgim për “mosdhënie të ndihmës”. Gjykata ndaj tij shpalli dënim unik prej 10 vjet burgim.

Ndërsa N.D. u dënua me 5 vjet burgim për “mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në fatkeqësi të trafikut”.

Sipas aktakuzës, A.D. më 21 nëntor të vitit të kaluar, derisa po drejtonte pa patentë shofer kamionin e markës “Mercedes Atego”, që ishte i paregjistruar dhe jo i rregullt teknikisht, duke arritur në fshatin Jashnicë tejkaloi shpejtësinë e lejuar 50 kilometra në orë, duke shkuar mbi 90 kilometra në orë, dhe kaloi në të majtë në shiritin e kundërt qarkullues, ku po qarkullonte F.Sh. me veturën “Opel”. Ai goditi veturën në pjesën ballore, në pjesën ku ndodhej viktima, dhe F.Sh. si pasojë e lëndimeve vdiq.

Ndërsa A.D. thuhet se nuk ofroi ndihmë. Sipas, aktakuzës ai me babanë e tij N.D. dolën nga kamioni iu afruan viktimës, por nuk i ofruan ndihmë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Ndërsa viktima vdiq.

Gjykata ka dhënë një dënim të përbashkët prej 15 vjet burgim, një dënim unik prej 10 vjet për A.D. dhe një dënim me 5 vjet burgim për N.D.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

5 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

7 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

22 orë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Çmimi i naftës bie pas vendimit të Trump për anulimin e sulmeve ndaj Iranit

Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…

2 ditë ago