Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar telashe, e kanë esklauar edhe në sulme e kërcënime. Por ndryshe prej këtyre rasteve i ka ndodhur një 31-vjeçari në Prishtinë, i cili dyshohet se u rrëmbye nga dy persona nga komuna e Drenasit.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën ‘Rrustem Statovci’, ku viktima kishte takuar njërin prej të dyshuarve.
I riu dyshohet ta ketë marrë viktimën me veturën e tij dhe të njëjtit i ka thënë se do pinë kafe në shtëpinë e tij në fshatin Vaslievë të Drenasit.
Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, i gjithë tmerri për të dyshohet të ketë filluar me të arritur në shtëpinë e të dyshuarve, ku babai i djalit që e mori atë me veturë, kishte bërë të gjitha përgatitjet për ta torturuar 31-vjeçarin, i cili posa u lirua raportoi rastin në Polici dhe më pas kërkoi ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas viktimës, e gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur për një borxh prej 17 mijë eurosh, për të cilin të dyshuarit pretendojnë se 31-vjeçari s’ua ka kthyer.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kanë arritur që gjatë ditës së djeshme të lokalizojnë vendndodhjen e personave të dyshuar.
Babë e bir janë shoqëruar në stacion policor, teksa Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e tyre dhe kanë mbledhur provat materiale që mund të ndihmojnë në ndriçimin e plotë të rastit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Rrëmbim’.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…