Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri thotë se nuk ndjehet asnjëherë i vetmuar pasi ka mbështetetjen e Zotit e pastaj edhe popullit.
Pas lidhjes së koalicionit në nivel lokal mes LDK-AKR-PD, ka reaguar kryetari Agim Bahtiri i cili ka thënë se asnjëherë nuk ndjehet i vetmuar.
Bahtiri thotë se nuk e di nëse do të jetë përsëri kandidatë për kryetar të Mitrovicës, por ai ka një mesazh nëse nominohet për këtë pozitë.
“Unë nuk ndihem i vetmuar sepse kam Allahun me veti. Në zgjedhjet e fundit NISMA-AKR-PD kanë qenë të bashkuara dhe i kanë marrë rreth 900 vota kështu që ky koalicion nuk do ta çojë LDK-në përpara aspak. Nëse do të jem kandidatë për kryetar të Mitrovicës, zgjedhjet janë kryer ende pa filluar”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.”, tha ai.