POLITIKE

Konjufca flet në seancën e KS të OKB’së, ia përmend Daçiqit zhdukjen e Ukshin Hotit

Ministri i Jashtëm në detyrë I Kosovës, Glauk Konjufca ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së për Kosovën.

Konjufca ka thënë se tani ka ardhur koha qe UNMIK-u të përfundojë mandatin e tij në Kosovë.

“Rezoluta 1244 e vitit 1999 në Këshillin e Sigurimit ka pasur për qëllim ndaljen e spastrimit etnik të popullit të Kosovës nga Serbia. Tani është një periudhë tjetër kohore dhe UNMIK-u duhet të përfundojë mandatin e tij”, ka thënë Konjufca, transmeton Gazeta Express

Ai ka shtuar se “Serbia ka dërguar pyetjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe është qëndrim hipokrit I Serbisë që të mos pranojë përgjigjen e kësaj gjykate të nderuar e cila ka konsideruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”

Konjufca ka folur edhe për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe të zhdukurit e tjerë në luftën e fundit të Kosovës për të cilët Serbia ende nuk bashkëpunon për të pagjeturit.

Konjufca ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është dialog për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe jo sic deklaron ministri Dacic se dialogu mes dy shteteve duhet të zhvillohet për statusin e Kosovës.

Ai në këtë paraqitje ka kërkuar nga Ministri i Jashtëm I Serbisë që të ndalojë përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago