Bajqinovci: Me të akuzu hajnat, s’ka më keq!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka komentuar akuzat që po bëhen nga partitë opozitare në seancën kur pritet të votohet Qeveria e re e Kosovës.

Ai tha se nuk ka më keq se me të akuzuar, siç u shpreh, hajnat.

“Sot edhe pak na ndajnë nga votimi për qeverinë Kurti, vetëm janë duke diskutuar edhe disa deputetë nga opozita dhe do të del në votim qeveria Kurti. Sot pasdite do ta kemi Albin Kurtin kryeministër…Çka me i dëgjuar, me të akuzuar hajnat nuk ka më keq. Ju e dini sa skandalet i kanë bë këta, e tash me të akuzuar”, tha ai.