Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për forumin e “minishengenit”, e që më pas u vendos të quhet “Ballkani i Hapur”.
Bajqinovci për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, tha se ka gënjyer kur ky i fundit tha se ushtria serbe ishte e para që i shkoi shqiptarëve për ndihmë kur ndodhi tërmeti në Durrës.
“Rama tha se ushtria serbe ishte e para që hyri në Shqipëri për ndihmë kur ndodhi tërmeti në Durrës”, është shprehur Bajqinovci.
“Zoti rama ka gënjyer sepse FSK’ja ka hyrë e para për ndihmë”, theksoi deputeti.
Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë në forumin e “minishengenit” në Shkup, e që nga aty këta liderë kritikuan shtetet që nuk morën pjesë; Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…