Serbët konsiderojnë Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishëm. Në këtë përfundim mbërrin një sondazh i realizuar së fundmi nga Institutit Republikan ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor. 45 përqind e të anketuarve zgjedhin Rusinë, 14 përqind Kinën dhe 5 përqind Hungarinë e drejtuar nga nacionalisti Viktor Orban.
Rezultati në Serbi, është në kontrast me atë të Kosovës dhe Shqipërisë, ku shumica shohin Shtetet e Bashkuara si aleatin kryesor. Besimi tek SHBA është më i fortë në Kosovë; në mbi 80 përqind. shumica e të intervistuarve në Maqedoninë e Veriut, dhe Malin e Zi zgjedhin Serbinë si aleatin kyç. Ajo që bie në sy, është fakti se Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimi më i madh nga shumica e serbëve e po ashtu malazezëve.
Ndërkohë, kosovarët, shqiptarët dhe boshnjakët identifikojnë Serbinë si kërcënimin më të madh. Maqedonia e Veriut mban Bullgarinë në piedestalin negativ, për shkak të rolit të vendit në bllokimin e procesit të anëtarësimit.
Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë mes vendeve më kërcënuese për të anketuarit në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Sipas sondazhit Tirana dhe Prishtina janë ato me orientimin më proeuropian, respektivisht me 82 dhe 87përqind, ndërsa vetëm 10 përqind e serbëve përqafojnë politikën pro-perëndimore.