POLITIKE

Banjska, ish-ambasadori malazez: Kosova dhe Mal i Zi kërcënohen vazhdimisht me trazira nga Serbia fqinje

Nacionalizmi dhe shovinizmi po marrin përmasa të papara në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë e Maqedoni të Veriut.

Kështu thotë në një tekst autorial ish-diplomati malazez në pension, Zheljko Peroviq.

Ai ka përmendur të gjitha gjërat që Serbia po i bën në Ballkan në mënyrë që situata të destabilizohet. Ai ka përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas tij forcat pro-perëndimore u shtypën, dhe të tjerët, ata që janë afër regjimit malinj në Moskë – u forcuan dhe po forcohen edhe më tej.

“Projektet mëdha shtetërore dhe protagonistëve të politikave nacionaliste në pesë vitet e fundit, padyshim që kanë shkaktuar efektet e saj. Me një qasje të tillë, situata në Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut u soll në një valë”, shkruan ish ambasadori tashmë në pension.

Sipas tij, sikurse bëjnë me Kosovën që e mohojnë si shtet, Serbia njëjtë po vepron edhe me Malin e zi. Dhe këtë ish-ambasadori thotë se e bëjnë nën petkun e Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi.

“Nacionalizmi i madh serb, më së shpeshti nën petkun e integralizmit ortodoks, si dhe për dyqind vitet e fundit të “shtetësisë moderne serbe”, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mohojë shtetin, kombin, gjuhën, kulturën dhe kishën malazeze”, ka thënë ai.

Dhe si dëshmi, thotë se ekziston fakti se e shkuara dhe e ardhmja na japin të drejtën të themi se sulmet e ‘fuqive të mëdha’ (Serbisë dhe Rusisë) ndaj Malit të Zi nuk do të ndalen as në të ardhmen.

Si fakt tjetër ai thotë është e e drejta themelore e njeriut e cila shkelet çdo ditë. Prandaj thotë se vazhdimisht në Kosovë, Mal të Zi, BeH e RMV ekziston një kërcënim për trazira dhe konflikte.

Këtë më së miri sipas tij e dëshmon rasti i fundit në Veri të Kosovës, sulmi terrorist në Banjskë.

“Ngjarjet në vetëm shtatë apo tetë muajt e fundit, si akti terrorist në Banjska, zgjedhjet skandaloze në Serbi, sjellja e liderëve serbë dhe kroatë në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe përbërja e qeverisë së re kroate pa përfaqësues serbë dhe me nacionalistët ekstremë në pushtet, si dhe veprimet selektive, revanshiste dhe antiperëndimore të disa përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor në Mal të Zi…”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago