Banorët e Uttwil-it kanë refuzuar edhe një herë natyralizimin e një çifti nga Kosova. Qeveria Komunale kishte rekomanduar aplikimin për pranim
Në komunën e Uttwil-it, Kantoni Thurga një çift kosovar ka 17 vite që po lufton për të fituar nënshtetësinë zvicerane. Banorët e Uttwil-it, në “Asamblenë qytetare” (institucion i demokracisë direkte, tipike zvicerane, që ruhet në disa konmuna rurale, ku votojnë të gjithë qytetarët e moshës madhore) kanë votuar tashmë tre herë lidhur me kërkesën e çiftit për natyralizim, transmeton albinfo.ch. Dhe, ajo kërkesë është refuzuar tre herë – së pari në vitin 2013 dhe së fundmi disa ditë më parë.
Kryetarja e ekzekutivit, Caroline Kürzi-Schmid ka kërkuar të paraqiten arsye objektive për refuzimin. Çifti qe akuzuar më pas se nuk ishte integruar mjaftueshëm në jetën e fshatit. Në tubimin e fundit të asamblesë, çifti është akuzuar për moskuptim të demokracisë.
Mbetet e paqartë nëse çifti tani do të heqë dorë. Ata nuk kanë komentuar planet e tyre të mëtejshme.
Megjithatë, çifti kosovar ka në krah shumicën e ekzekutivit të Komunës së Uttwil-it. Komuna kohët e fundit kishte rekomanduar shprehimisht aplikimin e natyralizimit për pranim. Ajo thekson sot: Nuk ka më asnjë arsye për të refuzuar natyralizimin e çiftit. Ndryshe nga pretendimet e rreme në të kaluarën, familja në fjalë nuk ka as borxhe.
Për këtë arsye Gjykata Administrative kishte rrëzuar vendimin kundër natyralizimit në verën e vitit 2022. Ajo e ktheu rastin përsëri në komunë për rishqyrtim. Javën e kaluar qytetarët u detyruan të përballeshin me aplikimin për të tretën herë.
Në fund të fundit, ishte vetëm një çështje: ajo nëse çifti ishte mjaftueshëm i integruar shoqëror, përcjell albinfo.ch. Kjo u refuzua nga shumica e pjesëmarrësve në tubim. Çifti është i përfshirë në famullinë lokale dhe në aktivitete të tjera në fshat.
Çifti nuk dëshiron të heqin dorë nga të drejtat e veta
Sipas gazetës Thurgauer Zeitung, ata e kishin shpjeguar këtë në një fletëpalosje katër vjet më parë: “Ne kemi paguar për procesin e natyralizimit dhe kemi bërë shumë përpjekje për të ofruar dëshmi të integrimit tonë shoqëror, pastaj të rrethanave tona ekonomike dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, për aftësitë tona gjuhësore. Prandaj, vështirë se mund të pritet që të heqim dorë nga të drejtat tona”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…