Me zerimin e rasteve të reja të infektuarve, Wuhani, qyteti i konsideruar si vatra e koronavirusit të ri, zbut masat e karantinës në disa zona duke iu lejuar qytetarëve “aktivitetet personale”. Këto janë vendimet e fundit të marra nga Task Forca lokale për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Duke përfituar nga kjo mundësi, rezidentët e zonave të autorizuara u “derdhën”në aeroportin e qytetit për të përshëndetur mjekët që largohen pas disa muajsh punë intensive.
Në pjesën tjetër të provincës Hubei, ku gjithashtu nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus prej 14 ditësh do të lejohet dhe hyrja e të huajve, raportojnë në mediat sociale autoritetet lokale.