Në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 125, ku edhe komuna të reja kanë shënuar rastet e para me COVID-19, një nga to është komuna e Kamenicës.
Një banor i fshatit Topanicë të Kamenicës është prekur me coronavirus, ai ka ardhur nga shteti i Gjermanisë, ku punon si shofer i autobusit të linjës Kosovë-Gjermani.
B.M., ka ardhur që 12 ditë në shtetin e Kosovës, ku me të ardhur ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është liruar të shkoj në shtëpi dhe te vet karantinohet, por ai nuk ka përfillur asnjë nga rregullat, shkruan Gazeta Metro.
Banori nga Topanica madje ka postuar fotografi në Instagram duke sfiduar shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku ka shkruar se për të nuk ka as virus e as orë policore.
E gjithë kjo ka ndodhur derisa Policia e Kosovës në bashkëpunim me QKMF’në në Kamenicë e kanë dërguar atë me urdhër në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…