Vazhdojnë të vijnë rrëfime rrëqethëse nga Thumana për punën e Ushtrisë së Kosovës në përpjekje për të shpëtuar sa më shumë jetë pas tërmetit që shkaktoi shumë viktima.
Në një lidhje direkte për “Debat Plus” në RTV Dukagjini, një familjar, i cili thotë se ka nën rrënoja shumë familjarë, ka falënderuar shumë ushtarët e Kosovës.
“Rreth orës 2:00 forcat ushtarake të Kosovës kanë shpëtuar nga rrënojat djalin e xhaxhait Albert Cara. Para 20 minutash forcat e Kosovës kanë nxjerrë edhe vajzën e xhaxhait, e cila është nisur me urgjencë drejt spitalit ushtarak”.
Cara thotë se fatkeqësia i ka goditur rëndë por thotë se nuk mund të harrojë kontributin e Kosovës.
“Forcat e Kosovës kanë rrezikuar edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetën e Linditës. Katër anëtarët tjerë të familjes i kam nën rrënoja dhe lusim Zotin që të na fal dhe të kemi durim. Kemi mundur të humbim edhe shtatë anëtarë të familjes”.
Banori i Thumanës thotë se kjo është tragjedia më e madhe e jetës së tij të cilën “kurrë nuk do të mund ta harrojë”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…