POLITIKE

Basha i përgjigjet akuzave të Bardhit: Shpifësi gojë çorap pisët, natën firmos për kulla e ditën sulmon PD! Bashkë përfundojmë në prokurori

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate dhe me akuza. Ka qenë Gazment Bardhi ai i cili ka nisur një debat me Lulzim Bashën duke thënë se para se të vijë e të flasë në kuvend ai do duhet të numëroj katet e kullave që i kanë dhënë.

“Të jem i sinqertë u emocionova shumë veçanërisht nga aleanca e kullave. Parafolësi ëhstë i vetmi që muajin e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu, numëro njëherë katet e kullave të tua. Ti je i vetmi një njeri që je vetëshpallur kryetar dhe nuk guxon të mbledhësh grupin paralamentar të partisë që ti mendon se përfaqëson. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i partisë demokratike, je i rikthyer pas një viti e gjysmë gjoja për të bërë opozitë, por edhe opozitën e bën me kolegët e tu, se më këta mbrapa nuk ta mban”,-tha Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për fjalët që thonë e se prokuroria duhet të hapë hetime o për Bashën o për Bardhin, i cili sipas tij është një shpifës që po bën luftë personale

“Zonja kryetare unë prisja përgjigje nga ty, por meqë keni vendosur të bëni gjithçka për të nxjerrë dhjam nga pleshti nga kriza evidente e provokuar nga ata që kanë vendosur karrigen e tyre mbi interesin e qytetarëve edhe një herë të them jep përgjigje. Për ata që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre personale në tradhti të interesave të demokratëve dhe qytetarëve, kam vetëm një përgjigje, votoni vetingun politik, mos e ndyni gojën.

Ndërsa shqiptarëve do u them është i vetmin parlament ku prej vitit 91 ka një rregull, deputeti nuk mban përgjegjësi për ça thotë. Po hapet goja çorap i pisët dhe askush nuk po mban përgjegjësi, nga deklaratat si këto ose prokuroria nis hetimet për mua ose i nis për shpikësit. Shpifësit gojëçorap pisët, ata që natën firmosin për kullën dhe ditën sulmojnë partinë demokratike për llogari të Edi Ramës ta dinë që jo vetëm nuk na mbyllin dot gojën, por do përballen me projektligjin për vetingun politik”,-tha Lulzim Basha.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago