Basha e cilëson një humbës liderin histori të demokratëve, zotin Sali Berisha. Ai e quajti burracak dhe ish-komunist të vjetër që është i gatshëm të thërrmojë gjithçka, edhe fëmijën e vete politik.
Basha: Kjo që ka parë çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi, e një humbësi i cili mundohet të shfaqët si fitimtar. Gjithçka që ka bërë sot ka treguar se humbja e tij është pa kthim. Sali Berisha me ato që ka bërë sot ka treguar se kur vjen puna për interesat e veta nuk ka burrëri. Është një burracak, një ish-komunist i vjetër i cili me gënjeshtra është gati të thërrmojë dhe të shkatërrojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politik.
Basha tha se puçi institucional ndaj PD-së i tentuat para 2 vitesh është pa asnjë perspektivë.
Basha: Ata që besuan për interesat e tyre, apo të mashtruar dhe manipuluar se do kishte një zgjidhje përmes Sali Berishës, e kupton sot se Sali Berisha është problemi i PD-së. Ndaj ne do ta lëmë atë pas, do t’i themi që është pakica e dëshpëruar dhe nuk do ketë asnjë mundësi të marrë peng shumicën e demokratëve të cilët janë të vendosur të shkojnë përpara.