POLITIKE

Basha: Berisha u përpoq të rikthejë skenat e ’97, s’ka lënë ish-kryetar të PD-së pa rrahur dhe pa i thyer dhëmbët

Lulzim Basha nga selia e PD-së në një deklaratë për mediet i kërkoi falje gazetarëve dhe operatorëve të cilët sipas tij “janë ndodhur në një situatë të vështirë përballë njerëzve me precedentë penalë që solli Berisha në përpjekjen qesharake për të rikthyer skenat e ’97.”

Dalja publike e Bashës ndodhi menjëherë pas largimit të Berishës dhe mbështetësve të tij nga selia e PD-së.

Basha: Në shtëpinë e lirisë, në PD dhe me zellin e pangordhur të një ish-komunisti, me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur tashmë se mund të marrë peng demokratët dhe PD, ato t’i kthejë ata në nja batalion “non grata” të vetes dhe familjes së tij “non grata” nga SHBA.

Ky ishte një spektakël i shëmtuar i së kaluarës që PD ka vendosur ta lërë prapa. Shkaku i kësaj sjelljeje dihet fare mirë. Dje është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD-së. Ju keni raportuara me transparencë të plotë se si veprojnë institucionet e demokratëve, se cili është standardi ynë i veprimit.

Kemi bërë të gjitha përpjekjet dhe ja kemi dalë në një masë të madhe të shkëputemi nga e shkuara e mashtrimeve, falsifikimeve apo e rrahjeve në sallat e Këshillave Kombëtaret që kanë qenë pjesa më e zezë e traditës së Sali Berishës që nuk ka lënë ish-kryetar të PD pa e rrahur, pa i thyer dhëmbët apo pa i nxjerrë zvarrë nga mbledhjet. E kundërta ka ndodhur dje. E sotmja është një shenjë e qartë e ndarje me Sali Berishën.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago