Njëri nga themeluesit e LDK-së, Hafiz Gagica e ka quajtur garantues për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës koalicionin në mes të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mirëpo, Gagica thotë se koalicioni qeverisës, LVV-LDK, ka zënë të pengohet qysh në ditët e para të marrjes së mandatit e përgjegjësive zyrtare.
“Një gjë e tillë e pengon funksionimin normal të organeve shtetërore të Kosovës e kjo praktikë e e dëmshme duhet të ndërpritet”, ka thënë ai.
Gagica, i cili ishte njëri prej bashkëpuntorëve më të ngushtë të presidentit historik, Ibrahim Rugova, thotë se është për tu çuditur me gjithë këtë ngarendje për të penguar punën e saj të po sa nisur, shkruan Indeksonline
“Ashtu siç provuan ta linçojnë Albinin para formimit të qeverisë njësoj po vazhdojnë ta dëmtojnë, punën e qeverisë dhe vet atë si kryeministër. Po pengohet puna e sapofilluar në reforma dhe korrigjimin e domosdoshëm të administratës si segment tejet i rëndësishëm për shtet ndërtimin e mëtejmë të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Koalicioni qeverisës, LVV-LDK, është garantuesi për një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!
Institucionet e dala nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019, gëzojnë respektin kombëtar e atë ndërkombëtar. Ato po e rikthejnë ngadalë besueshmërinë dhe sigurinë te populli i cili ka kohë që po kërkon të forcohet sovraniteti i vendit, të respektohet rendi e ligji kudo njësoj, pa dallime e privilegje.
Qeveria e re dhe institucionet e Kosovës duhet të kultivojnë kulturë politike, tolerancë, harmoni e bashkëpunim! Të angazhohen sa më shumë për partneritet dhe bashkëpunim afatgjatë me aleatët tanë perëndimorë; SHBA-të, Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe të tjerët.
Marrëdhëniet me aleatët tanë strategjik duhet të forcohen e fuqizohen sa më shumë që të jetë e mundur, të jenë sa më miqësore e të përhershme, në rend të parë me aleaten dhe miken e kombit shqiptar SHBA-në.
Për fat të keq koalicioni qeverisës, LVV-LDK, ka zënë të pengohet qysh në ditët e para të marrjes së mandatit e përgjegjësive zyrtare. Një gjë e tillë e pengon funksionimin normal të organeve shtetërore të Kosovës e kjo praktikë e e dëmshme duhet të ndërpritet!
Madje kësaj qeverie nuk po i lihet as hapësirë kohore për tu konsoliduar siç duhet dhe siç ka nevojë. Është për tu çuditur me gjithë këtë ngarendje për të penguar punën e saj të po sa nisur! Ashtu siç provuan ta linçojnë Albinin para formimit të qeverisë njësoj po vazhdojnë ta dëmtojnë, punën e qeverisë dhe vet atë si kryeministër. Po pengohet puna e sapofilluar në reforma dhe korrigjimin e domosdoshëm të administratës si segment tejet i rëndësishëm për shtet ndërtimin e mëtejmë të Kosovës.
Jemi të gjithë dëshmitarë se vendit tonë i duhet ndërtimi i mirëfilltë i rendit kushtetues, funksionimi dhe respektimi i ligjit në tërë territorin e Kosovës. Korrupsioni e shumë dukuri negative egzistente në shoqërinë tonë, nuk janë aspak të lehta të luftohen, por është aspiratë e qëllim i secilit qytetarë të republikës tonë. Ky luftim duhet të vazhdojë në mënyrë që ti bashkohemi vendeve të zhvilluara evropiane, si shtet i denjë, si shtet i rendit e ligjit, si shtet i dashur për qytetarët e tij!
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…