Bashkëshortja e heroit të Kosovës Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka folur për fillimin e betejës së Kosharës.
Në këtë Betejë ra heroikisht për të mos vdekur kurrë bashkëshorti i Shukrijes – heroi i kombit Agim Ramadani.
Shukrija shkruan se sot nuk mund të shkoj pran varrit të Agimit, që t’i tregoj për ëndrrat e mugëta dhe shpresat e thyera e dashuritë në vyshkje të Kosovës.
Ajo shkruan se sot është e fortë dhe krenare me Agimin dhe bashkëluftëtarët e lirisë.
“Sot nuk mund të vijë pranë varrit tënd, të tregoj mbi ëndrrat e mugëta, shpresat e thyera e dashuritë në vyshkje të Kosovës tënde! Sot jam e fortë e krenare, me ty dhe bashkëluftëtarët e lirisë, që u bëtë dritë e atdheut! Pusho i qetë shpirti im se Kosova është feniks që ngjallet nga hiri i juaj!”, shkruan Shukrije Ramadani në profilin e saj në Facebook.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…