Vendimi i Bashkisë së Tiranës për “shkurtimin” e rrugës me emrin “Ibrahim Rugova” ka nxitur reagime të shumta si nga Shqipëria, ashtu edhe në Kosovë.
Një segment i një rruge në Tiranë është emëruar “Dëshmorët e 4 shkurtit”, siç raportoi “Top Channel”, 79 vite pas kësaj masakre. Por në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta.
Sipas raportimit të mediumit shqiptar, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, të shtunën ka pritur në takim zyrtarë të organizatave kombëtare të Veteranëve e familjarë të dëshmorëve, ku edhe është bërë emërimi i rrugës.
Segmenti që do të mbajë këtë emër, duket se është nga rruga nga Banka e Shqipërisë, e deri te lumi Lanës.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar duke thënë se është hequr emri “Ibrahim Rugova” rrugës në kryeqytet, për tu zëvendësuar me emrat e dëshmorëve të cilët PD i konsideron si “dëshmorë të sajuar” të komunizmit, duke kthyer një debat të vjetër që ende nuk gjen zgjidhje në Shqipëri.
Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është hequr emri i rrugës Ibrahim Rugova që ishte nga Banka e Shqipërisë deri te në hyrje të Liqenit Artificial, pasi kryebashkiaku Erion Veliaj një ditë më parë ka vendosur që rruga nga Banka e Shqipërisë deri te lumi i Lanës, tashmë të marrë emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.
Deputetja shkruan se nuk mund të ndërrohen emrat për nevojat elektorale.
“Bashkia Tiranë mendon se Ibrahim Rugovës nuk i takon e gjithë rruga e pagëzuar me emrin e tij në 17 shkurt 2012. Prandaj ka vendosur që një pjese të mirë t’i vendosë emrin e disa dëshmorëve që më shumë janë të sajuar se sa pranuar. Halli elektoral i EV po retushon historinë!”, ka thënë ajo.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…