I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti tha se serbët kanë hedhur në treg hartën e ndërrimit të territoreve.
Ndërsa avokati Spartak Ngjela u shpreh se është konspiracion, pasi i munduri nuk mund t’i imponohet fituesit.
Bashkurti: Flitet për 15% mundësi shkëmbimesh territoriale, por kjo nuk është e rëndësishme, se në atë territor preket 25 % e PBB-së së Kosovës. Serbët e kanë hedhur hartën në treg. Po e diskutojnë të gjitha mediat në botë dhe studiuesit më të mirë çështjes Ballkanike.
Ngjela: Deri tani nuk kem dëgjuar asgjë. A është hedhur në treg kjo? Ai është konspiracion. Ne nuk mund të dalim jashtë precedentëve. Kur i nxjerr gjërat hapur, do të bësh sabotim, se gjërat bëhen fshehur. Serbinë nuk e përkrah askush.
Kur keni parë që fitimtari të përkrahë të mundurin? Vetëm dëshirat e bëjnë këtë ose ata që kanë frikë. Kurrë i munduri nuk i imponohet fituesit.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…