Baton Haxhiu: Javën e ardhshme do të ketë qeveri të re, Kurti do ta shikojë nga opozita formimin e saj

Gazetari Baton Haxhiu, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë Qeveri të re në Kosovë.

Sipas Haxhiut javën e ardhshme presidenti Thaçi do ta ketë emrin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë.

Haxhiu derisa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dëshmoi se ishte e paaftë për të udhëhequr me shtetin, është shprehur se kreu i saj dhe kryeministri në detyrë i vendit nga opozita do ta shikojë formimin e Qeverisë së r, shkruan Reporteri.net.

Haxhiu, Qeverinë e re e sheh mes LDK-së, AAK-së e Nismës por që PDK-ja nuk do të jetë pjesë e saj.

Ndërkohë kryeministri Kurti në një intervistë në një televizion tjetër ka thënë se nuk do ta lënë presidentin Thaçi pa përgjigje sa i përket mandatarit, por as se nuk do të nxitojnë.