BREAKING NEWS

Baza e NATO-s në Kuçovë, gati “guri i parë”

Në vendimet e fundit të qeverisë, kumtuar nga tre ministra, veçon nisja në janar e ndërtimit të bazës së re të NATO-s në Kuçovë, më saktë rindërtimi i bazës ajrore të komunizmit, i cili tashmë do jetë hë shërbim të Aleancës Atlantike, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

“Sapo miratuam edhe një vendim, i cili ishte propozim i Ministrisë së Mbrojtes dhe që lidhet me projektin më madhor në fushën e Infrastrukturës të FA bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës, e cila me vendimin e sotëm kompleton bazën e rregullatorit dhe i hap rrugën fillimit të punimeve.

Pra, në ditët e para të janarit do vendosim ‘gurin e parë. Një lajm shumë i mirë edhe për ata për familjet që preken nga vendimi i sotëm shpronësimit dhe i siguroj dhe do shpronësohen në vlerë të tregut të sotëm dhe asnjë vonesë.

Është mbi 50 milion euro investim që do të thotë zhvillim ekonomik dhe punësim për zonën përreth. Një lajm i mirë për sigurinë  e rajonit. Po i vendosim në kontekstin e zhvillimeve të fundit,” tha ministri i linjës Niko Peleshi.

Një vendim tjetër kishtë të bënte me Rindërtimin. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, njëherësh i ngarkuar me këtë proces, tha se është rritur me 7 miliard lekë financimi për Rindërtimin këtë vit.

“Sot kaluan një grup vendimesh për Rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe për të 10 bashkitë e tjera. Llogaria e Rindërtimit, pra i gjithë fondi i Rindërtimit, kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Avancimi  është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e Rindërtimit”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

30 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago