BBC gozhdon ambasadorin kinez, shfaqë pamjet nga droni që tregojnë keqtrajtimin e ujgurëve në Kinë

Ambasadori i Kinës në Britani Liu Xiaoming ka insistuar se populli ujgur jeton në “paqe dhe harmoni me grupet tjera etnike”, gjersa u përballë me xhirime të të burgosurve në pranga që po udhëhiqeshin drejtë trenave në rajonin Xinjiang.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=p8AgxPBwuF8&feature=emb_title

Grupet për të drejtat e njeriut si dhe qeveritë perëndimorë kanë marrë shumë dëshmi të shkeljeve dhe keqtrajtimeve që po i behën këtij minoriteti mysliman në Kinë, përfshirë edhe sterilizime të detyrueshme që të mos kenë fëmijë dhe burgosje në kampe të “ri edukimit”, shkruan The Guardian.

Xhirimet nga droni treguan me qindra njerëz me sy të lidhur dhe në pranga, që duket se janë ujgur dhe grupe tjera të pakicave, ku besohet se po bëhej transferim i të burgosurve në Xinjiang gushtin e kaluar.

Kur iu tregua xhirimi nga BBC-ja, ambasadori Liu Xiaoming tha :”Nuk e di se ku e keni marrë këtë xhirim”, duke shtuar se “Në cilin do shtet bëhen transferime të të burgosurve”, transmeton KOHA.

Kur iu tregua intervista e një gruaje e cila tha se kishte qenë e detyruar që të sterilizohet që të mos ketë fëmijë, ai i shpërfilli këto raporte duke i quajtur vepra të “grupeve të vogla anti-kineze”.

Shkelja e të drejtave të njeriut në Xinjiang ka ndezur shume kritika nga e mbarë bota. Në fillim të këtij muaji, SHBA vendosi sanksione ndaj zyrtarëve kinezë si protestë ndaj trajtimit të ujgurëve dhe grupeve tjera të pakicave përfshirë kazakëve.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë Dominic Raab tha se është e qartë që janë nduke ndodhur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në kinë.