Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka publikuar albumin e tretë në karrierën e saj, të titulluar “Bebe”.
Albumi i cili ka disa hite e bashkëpunime me emra të famshëm brenda tij, ka arritur tashmë që në pak ditë të kthehet në një prej albumeve më pëlqyer.
Bebe ka qenë e zënë gjatë këtyre ditëve duke e promovuar albumin e saj nëpër dalje të ndryshme televizive.
Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë në emisionin, “The Kelly Clarkson Show”.
Rexha e cila kishte dy prindërit e saj, Flamurin dhe Bukurijen në sallë, u pyet nga moderatorja nëse prindërit kishin qenë suportivë në momentin kur ajo vendosi t’i futej rrugës së muzikës.
“Jo, ata nuk ishin gjithmonë dakord që unë të futesha në këtë industri, veçanërisht babi im. Babai më thoshte gjithmonë se është një industri shumë e vështirë. Por ai më tha një ditë: ‘Mos u shqetëso, sa të jem unë, ti ke gjithmonë një kulm mbi kokë, mund të kthehesh gjithmonë tek unë, unë do kem gjithnjë ushqim për ty”, tha Bebe Rexha mes të tjerash.
Porsa dëgjoi këto fjalë, babai i këngëtares u emocionua shumë dhe nuk i mbajti dot lotët dhe në atë moment vet Bebe Rexha ndërhyri duke i thënë “Mos qaj”