I pari i Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se çdo fshat i kësaj komune ka të ardhur nga Italia, vend ky me shumë të infektuar me Covid-19.
Sipas tij, mërgimtarët nga Italia kanë ardhur në Kosovë për pushime.
“Çdo fshat ka të ardhur nga Italia. Duhet angazhim shtesë, po presim me na ndihmu Qeveria. Është e pamundshme sa kanë pas familjarët kontakte, pak problem të dihet menjëherë. Kemi kërku nga ta që me shpjegu me kë kanë pas kontakte, që ata të rrin mbyllur, 3 janë banor të ktuhit 1 ka ardhë nga Italia kështu u përhap”, ka thënë ai për T7, transmeton Indeksonline.
Tutje, ai ka shtuar se të gjitha masat mbrojtëse janë ndërmarrë, kjo pasi 4 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në këtë komunë.
Kujtojmë faktin se komuna e Malishevës është në karantinë që nga dita e shtunë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…