POLITIKE

Behxhet Pacolli i kishte thenë Daçiqit se ia kishte shkatërruar karrierën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka lavdëruar angazhimin e tij në fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se më fushatën e tërheqjes së njohjeve ndaj Kosovës dëshirojnë ta detyrojnë Prishtinën të pranojë ndonjë lloj kompromisi.“Ata nuk dëshirojnë kompromis, thonë se i kanë njohur 116 shtete. Në rregull, të shohim sa i kanë njohur? Behgjet Pacolli më është ankuar se i kam shkatërruar karrierën dhe më ka pyetur pse i bëj gjithë këto rreth njohjeve. Ne nuk punojmë kundër Kosovës, por dëshirojmë t’i detyrojmë të bëjnë ndonjë kompromis”, deklaroi Daçiq për “Happy Tv”, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund ta di se çfarë kanë bërë të tjerët para nesh. Nëse nuk kemi raporte të mira diplomatike, kjo do të thotë se nuk kishin kurrfarë kontakte me atë shtet, se ato shtete nuk kanë ekzistuar. Ata e njohin Kosovën dhe nuk na pranojnë neve. Ne e kemi lejuar këtë. Një situatë si kjo nuk është vetëm në Pacifik”, shtoi ai.Daçiq ka thënë se Serbia është duke punuar edhe me anëtarë të UNESCO-s dhe INTERPOL-it që nuk janë shtete por përfaqësojnë territore e që kanë votuar në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në ato organizata. Qëllimi i tyre është që ata të zhvendosen në “krahun e Serbisë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago