POLITIKE

Dënohen me nga 20 euro gjobë dy aktivistë të LVV-së, për goditjen me vezë të Murat Mehës

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka bërë të ditur se është dënuar me 20 euro gjobë, për gjuajtje me vezë ndaj Murat Mehës.

Azemi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk do ta paguaj këtë dënim pa u dënuar Murat Meha e shefat e tij.

“Gjykimet e dënimet politike do marrin fund shumë shpejt, ashtu siç morën fund pushtetarët që shkaktuan dëme të njëpasnjëshme por kurrë nuk u dënuan nga sistemi i Drejtësisë!”, ka shkruar Azemi.

Ndryshe gjuajtja me vezë e Murat Mehës, atëherë kryetari i Komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, ndodhi në janar të vitit 2016.

Postimi i plotë:

Para disa dite me erdhi një letër nga Gjykata në shtëpi. Ishte një vendim për dënim me gjobë 20€.
Kur e kontrollova emrin e zyrtarit që ma kishte dërguar vendimin, në foton e dytë të profilit të tij ishte llogo e PDK-së, por megjithatë vendosa të shkojë ta shoh se për çka duhet të paguaj.
Kur shkova sot, me thanë se jemi dënuar së bashku me aktivistin Kushtrim Avdimetaj, me nga 20€ gjobë për gjuajte me vezë ndaj Murat Mehës. Përsoni që i bëri dëm një vendi duke faluar/shitur territore, e pa u dënuar ky e shefat e tij, jo nuk do paguajmë ne që protestuam simbolikisht. Gjykimet e dënimet politike do marrin fund shumë shpejt, ashtu siq morrën fund pushtetarët që shkaktuan dëme të njëpasnjeshme por kurrë su dënuan nga sistemi i Drejtësisë!
Shumë nga ne u rrahem e mbajtëm burg për protestat tona kundër Demarkacionit. Astriti u vra duke u akuzuar rreth kësaj çështje. Që demarkacioni të kalonte na thanë se vjen liberalizimi, përsëri gënjyen e gënjyen…
Por fatmirësisht soji i tyre morri fund!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago