POLITIKE

Bekë Berisha për Kurtin: U mbyt duke na thanë Serbia nuk kalon, Serbia kalojë, nuk i intereson veriu i Kosovës

Gjatë ditës së djeshme Gazeta Sinjali ka raportuar se me vendim të Serbisë, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen, e për këtë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se Qeverisë Kurti nuk i ka interesuar çfarë po ndodh në veri të Kosovës.

“Absolutisht që nga fillimi nuk i ka interesuar fare se çka po ndodh në veri, përveç një deklaratë që e ka dhënë, ka thënë Serbia nuk bën me e shikuar Kosovën me turbi ushtarake edhe ma nuk u marrë atje”, ka thënë Bekë Berisha për Gazetën Sinjali.

Deputeti i AAK-së ka thënë se është shpallë gjendje e jashtëzakonshme nga strukturat paralele dhe për këtë Qeveria Kurti as nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk e kanë thënë asnjë fjalë.

“Është vendosë gjendje e jashtëzakonshme nga strukturat paralele apo nga Serbia. Janë karantiu njerëzit dhe funksionojnë me rregulla të Serbisë, qeveria nuk e ka fol asnjë fjalë, as ministri i Punëve të Brendshme”, ka deklaruar më tej Berisha.

Bekë Berisha ka theksuar se Albin Kurti problemin më të madh e ka pushtetin dhe luftimin e kundërshtarëve politik.

“Forcat serbe kanë hy në një fshatë në Karaçevë atje, as për ata nuk ka thënë as një fjalë d.m.th. për shumë gjana kanë ndodh edhe nuk janë përgjigjë fare. Zoti Kurti problemin e madh e ka pushtetin, egocentrizmin, luftën e brendshme me oponentët politikë. Nuk e ka problemin as të kufiri, as të veriu, as te zonat e tjera të Kosovës”.

Berisha është shprehur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e largoi taksën dhe është duke mashtruar se do të vendosë reciprocitet me Serbinë.

“Taksën e ka heq, u mbyt tu na thanë Serbia nuk kalon, Serbia kaloj, po mashtron tash jo du me e ba reciprocitetin, kjo është përrall, kemi të bëjë me një njeri që nuk i intereson fare, ky i kupton këto punë të shtetit, por ky luftën e ka më shqiptar me oponent politik, jo me Serbinë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago