Ish-amabasadori i Kosovës, Avni Arifi, tha se Bekim Jashari i është bashkuar koalicionit AAK-NISMA.
“Prej krijimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kam marrë pjesë, qoftë si pjesë e saj, qoftë si vëzhgues, në të gjitha zgjedhjet që nga viti 2004. Kurrë, asnjëherë dhe as për së afërmi, AAK nuk ka pasur më shumë njerëz në tubimet e saj dhe kurrë më shumë nuk ka pasur entuziazëm në radhët e saj. Gjakova, Rahoveci, Ferizaj, Deçani, Malisheva dhe shumë qendra të tjera, si asnjëherë më parë, i kanë mbushur sheshet dhe sallat sportive. Kur kanë pritur 1,000 veta në tubim, u kanë ardhur dyfishi i tyre”, tha ai.
Arifi, tha se asnjëherë AAK nuk ka pasur më shumë njerëz në tubimet e saj dhe kurrë më shumë nuk ka pasur entuziazëm në radhët e saj.
“Në Skenderaj, AAK kurrë nuk ka pasur votë domethënëse. Mbrëmë, partnerit të koalicionit IDEAL iu bashkua në përkrahje edhe Bekim Jashari i familjes ëmadhe Jashari përkrahja e të cilit është jo vetëm mbështetje e jashtëzakonshme, por edhe besim unik në Kosovën Fituese .
Sot, AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë të koalicionit përmbyllin fushatën në Pejë. Pritet të jetë një ndër tubimet më masive të kësaj fushate. Peja, vendi i lindjes së AAK-së, i jep shkëlqimin kësaj fushate dhe një finalizim, mbase befasues, të rezultatit zgjedhor të AAK-së. Sot, të gjitha rrugët dërgojnë në Pejë!”, ka shkruar Arifi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…