KRYESORE

Belgorod shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Biden: Informohem nga Kievi për ofensivën në Kursk, është një dilemë për Putinin

Inkursioni ushtarak i Ukrainës në Rusi po krijon një dilemë të vërtetë për Vladimir Putin. Kështu u shpreh presidenti i SHBA-së Joe Biden, duke shtuar se zyrtarët në Uashington ishin në kontakt të vazhdueshëm me ata në Kiev për lëvizjen ukrainase.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbërritjes së tij në Neë Orleans, Biden tha se ai ishte informuar çdo 4-5 orë gjatë 6-8 ditëve të fundit për veprimin e forcave të Kievit. Kjo “po krijon një dilemë të vërtetë për Putinin”, tha presidenti amerikan në komentet e tij të para për operacionin ukrainas në rajonin e Kurskut.

Ndërkohë në rajonin Belgorod të Rusisë sot është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Kjo u njoftua nga guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.

“Situata mbetet jashtëzakonisht e vështirë dhe e tensionuar për shkak të bombardimeve të forcave të armatosura ukrainase. Shtëpitë janë shkatërruar, në mesin e civilëve ka të vdekur dhe të plagosur”, shkroi sot në mëngjes guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram, duke njoftuar gjendjen e jashtëzakonshme në nivel rajonal.

Gladkov shpjegoi se masa është marrë “për të siguruar mbrojtje më të madhe të popullsisë dhe për të ofruar mbështetje të mëtejshme për viktimat”.

Autoritetet në rajonet Kursk, Voronezh dhe Bryansk raportuan se dronët nga Ukraina u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ruse.

Që nga 6 gushti, Ukraina ka zhvilluar një ofensivë të madhe në rajonin e Kurskut, duke pretenduar pushtimin e më shumë se 1000 kilometrave katrorë të territorit rus. Autoritetet e Moskës pranuan humbjen e 28 vendndodhjeve. Sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISË), trupat e Kievit kanë avancuar 800 km katrorë të rajonit të Kurskut, ndërsa që nga 1 janari 2024, ato të Moskës kanë depërtuar 1,360 km katrorë në territorin ukrainas.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago