Beograd, arrestohet babai i sulmuesit 14-vjeç – shkuan bashkë në poligon qitjeje

Është arrestuar edhe babai i djalit që vrau tetë nxënës dhe rojën e një shkolle në Beograd.

Siç shkruan Telegrafi.rs, 14-vjeçari kishte shkuar bashkë me të atin në poligon të qitjes, teksa ishte vetë ai i cili e ka mësuar të përdorte armë.

Babai, siç u njoftua në konferencën e jashtëzakonshme për media, tha se kishte disa armë, dhe se ato ishin të mbyllura në një kasafortë me kod, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka shkuar në poligone së bashku me të atin, ka stërvitur për qitje. A duhet të përfshihet në këtë një fëmijë 12, 13 vjeç? Masat e parapara me ligj do të merren ndaj babait të tij”, tha ministri i Brendshëm serb Bratislav Gashiq, transmeton Klankosova.tv .

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm në një shkollë në Beograd, një nxënës 14-vjeç vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës, ndërsa plagosi edhe gjashtë të tjerë, ku njëri nga nxënësit e plagosur është në gjendje të rëndë.