Disa raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit. Shtatë burra të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Shumica e tyre dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj grave.
Në një rast në Prishtinë, një grua ka raportuar se ka përjetuar dhunë fizike nga ish-bashkëshorti. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Në Lipjan, një person është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi i kanos dhe u bën presion familjarëve të tij.
Ndërsa në Dragash, një person dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Fillimisht është dërguar në ndalim policor deri në këndellje, e më pas është dërguar në mbajtje.
Edhe në Deçan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes.
Një grua në Gjakovë ka marrë trajtim mjekësor pas dhunës fizike. Pas trajtimit është dërguar te familja e saj.
Ndërsa në një rast tjetër në këtë komunë, një i dyshuar në gjendje të dehur ka ofenduar bashkëshorten dhe fëmijët si dhe e ka demoluar shtëpinë.
Në Leposaviq, po ashtu nën ndikim të alkoolit, një djalë ka sulmuar një grua dhe të bijën e saj. S’është raportuar për të lënduar.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…