POLITIKE

Bëri thirrje për luftë, Dule në krah të nënës së Kacifas: Po terrorizohen nga policia

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule nga Bularati ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për ekstremistin grek Konstandinos Kacifas akuzoi policinë se po ushtron terror te banorët minoritarë të Dropullit. E ndërsa nëna e Kacifas bëri thirrje për luftë, Dule i doli në mbrojtje duke thënë se shumë familje në fshatin Bularat por dhe në fshatra të tjera janë terrorizuar nga struktura shtetërore.

“Prej disa ditësh lëviz në Sarandë e Gjirokastër është kjo klimë që përshkruhet pyetja juaj. Nëse do shkoni e shikoni në rrethrrotullim në Jorgucat, që shkon për Gjirokastër do shikoni forca policore të pajisura që nuk kanë asnjë lidhje me situatën mbizotëruese në Dropull. Dropulli, sipas të gjitha statistikave është zona më e qetë historikisht në republikë.

Duhet ta dinë nga ministri i Brendshëm tek kryeministri që janë frymëzues të këtyre praktikave se Dropulli nuk mund të realizohet me metoda policeske. Shumë familje në fshatin Bularat por dhe në fshatra të tjera të Dropullit kanë shprehur këtë shqetësim. Jo se janë terrorizuar por ka pasur tentativa nga struktura shtetërore për ti frikësuar dhe terrorizuar. Ju e dini shumë mirë si funksionon shteti në vendin tonë dhe cdo gjë kërkon mënyrën e vet dhe kohën e vet” përfundoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago