Kufiri mes Rusisë e Ukrainës është i mbushur me ushtarakë. Këtyre forcave mund t’iu bashkohet edhe Kosova, qysh nga kjo e enjte.
Në fakt nga 13 janari Forca e Sigurisë së Kosovës mund të zbarkojë edhe kudo tjetër që ka nevojë me hyrjen në fuqi Ligji i ri për dërgimin e FSK-së Jashtë Vendit.
Sipas dokumentit në fjalë, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues, apo ftesë qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë. Gjithnjë edhe me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njofton Klankosova.tv.
Është Qeveria ajo që propozon secilin mision e kuvendi ai që vendos. Vulën finale megjithatë e jep komandanti suprem, në këtë rast presidentja.
Gjithë këto institucione, ka muaj që mbështesin idenë se FSK është e gatshme për çkado.
Por nuk është se FSK është ende në nivelin më të mirë për t’u ndihmuar shteteve qe janë në luftë, në aspektin e kapaciteteve ushtarake.
“Me kapacitete luftarake akoma jemi herët për me marrë pjesë, për arsye se kapacitetet luftarake akoma nuk i kemi të zhvilluara sa duhet, por me oficerët shtaborë ka kapacitet të shkojë me cilindo shtet të NATO” , thotë Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së.
Ushtria e Kosovës sipas tij mund të ofrojë ndihmë tejet të madhe në fusha tjera, si logjistike e medicinale.
Kurdo që kjo ngjanë, gjithë aktiviteti i ushtarëve të Kosovës jashtë vendit financohet nga buxheti i Kosovës. Por këtë mund ta kryejë edhe organizata që e fton FSK-në në mision!
FSK deri tashti ka marrë pjesë në vetëm një mision paqeruajtës, në Kuvajt krahë Gardës Kombëtare të Iowas.
Por zbarkimet tjera humanitare i ka të shumta.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…