POLITIKE

Berisha: Rama po përdoret nga Vuçiq si “make up” në mënyrë që ta nxjerrë Qeverinë e Kosovës si të vetme që s’mund të merret vesh

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur rreth takimit të nesërm mes Edi Ramës, Zoran Zaev e Aleksander Vuçiq rreth minishengenit.

Berisha e vlerëson si destabilizues siç e quan ai, aleancën e Ramës, Vuçiqit e Zaevit, dhe se sipas tij, aleanca e këtyre nuk i shërben aspak stabilitetit, hapësirës ekonomike dhe lirive të qytetarëve, por nxisin fantazma të vjetra e rivalitete të panevojshme

“Këtu thellohet edhe më shumë kjo bindje e ime për shkak të Kosovës sepse Edi Rama po përdoret nga Vuçiq për “make up” dhe në një mënyrë për të nxjerrë Qeverinë e Kosovës si të vetmet me të cilat ai nuk mund të merret vesh”, u shpreh Berisha në Debat Plus, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ish kreu i PD-së tha se është pro zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit por që Kosova të trajtohet si palë e barabartë.

“Unë jam për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit, por Trump i uli si të barabarta Kosovën e Serbinë, por Vuçiq nuk pranoi që aty të ishte edhe flamuri i Kosovës por aty ishin palë të barabarta”.

“Në qoftë se ne, marrim një nismë atëherë ta marrim këtë si vende të barabarta dhe nëse ndodh kjo, atëherë Kosova nuk ka asnjë arsye ta refuzoj”, tha Berisha.

Tutje, ai tha se nuk është e vërtetë që Kosova po e refuzon Minishengenin pa motiv, por Kosova po e refuzon sepse Vuçiq nuk e trajton Kosovën si të barabartë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

7 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

22 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago